Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjeorgjia do aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, deklaron partia në fuqi

Gjeorgjia do aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, deklaron partia në fuqi

Irakli Kobakhidze

Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, deklaroi kryetari i partisë në pushtet, Irakli Kobakhidze.

Vendimi i ish-shtetit sovjetik vjen një ditë pasi Parlamenti Europian përkrahu kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.

Kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane deklaroi gjatë një konference për shtyp se i bënte thirrje BE “të konsiderojë aplikimin në mënyrë urgjente” dhe t’i garantojë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.

Gjeorgjianët kanë protestuar në masë kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rusia kontrollon që nga viti 2008 dy rajone të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abkhazia, kur trupat ruse zmbrapsën ato gjeorgjiane. /euronews

Exit mobile version