Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermanët mbështesin qëndrimin e azilantëve të punësuar

Gjermanët mbështesin qëndrimin e azilantëve të punësuar

ATSH-DPA/ – Azilantëve, të cilët janë refuzuar nga autoritetet gjermane, por ndërkohë janë të punësuar apo po trajnohen profesionalisht, duhet t’u ofrohet mundësia që të përfitojnë lejë qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

Kështu u shprehën shumica e qytetarëve gjermanë të pyetur në kuadër të një anketimi të kryer nga instituti kërkimor “Insa” për llogari të tabloidit “Bild”.

Rezultatet e sondazhit treguan se 58% e të anketuarve u shprehën në favor të kësaj mundësie, ndërsa 31% të tjerë u shprehën kundër.

Katër për qind e tyre thanë se në përgjithësi nuk e përkrahnin idenë e dëbimit të azilantëve.

Iniciativa e re nënkupton që emigrantëve, kërkesa e të cilëve për azil është refuzuar, por ndërkohë janë integruar më së miri në kulturën dhe tregun gjerman të punës, duhet t’u jepet mundësia e qëndrimit në Gjermani.

Bizneset gjermane janë ankuar në mënyrë të përsëritur se azilkërkuesit, të cilët janë të arsimuar, profesionistë dhe të integruar në tregun e punës, sërish përballen me rrezikun e dëbimit të tyre nga Gjermania.

Exit mobile version