Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, dhjetëra të arrestuar në protestat kundër masave kufizuese

Gjermani, dhjetëra të arrestuar në protestat kundër masave kufizuese

Policia gjermane bëri të ditur se janë arrestuar dhjetëra njerëz në protestat kundër masave parandaluese të pandemisë pasi disa tubime u kthyen në dhunë të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Berlinit tha se 86 persona u arrestuan pasi hodhën shishe mbi oficerët gjatë një demonstrate në Alexanderplatz, në sheshin e madh qendror në ish-Berlinin Lindor, ku u plagos një efektiv, kurse një tjetër u plagos në një incident të veçantë përpara ndërtesës së Reichstag, ku u arrestuan 45 persona të tjerë.

Në qytetin perëndimor Dortmund, policia njoiftoi se një burrë sulmoi një ekuipazh televiziv gjatë protestës, sulmi i tretë i tillë në Gjermani në dy javët e fundit. Sulmuesi 23-vjeçar u arrestua.

Policia në rrethinën e Këlnit ka shprehur zemërim se disa protestues në qytet u kanë kërkuar blerësve që të hiqnin maskat kur të hynin në dyqane.

“Duket sikur këta njerëz ende nuk e kanë kuptuar që nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e tyre, por ka të bëjë edhe për jetën e të tjerëve”, tha shefi i policisë në Këln.

Përkundër lehtësimit gradual të masave kufiziuese të koronavirusit në Gjermani javët e fundit, protestat kundër tyre janë rritur, duke mbledhur grupe të ekstremit të djathtë dhe njerëz që besojnë se virusi është i padëmshëm ose pjesë e një komploti global.

Exit mobile version