Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, kandidati sirian për deputet tërheq kandidaturën për shkak të kërcënimeve raciste

Gjermani, kandidati sirian për deputet tërheq kandidaturën për shkak të kërcënimeve raciste

Tarek Alaows

Kandidati për deputet i Partisë së Gjelbër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 26 shtator në Gjermani, refugjati sirian Tarek Alaows është tërhequr nga kandidimi i tij për shkak të kërcënimeve raciste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Alaows 31-vjeçar i cili shpëtoi nga lufta civile në Siri dhe u vendos në Dortmund të Gjermanisë në një deklaratë tha se arsyeja më e rëndësishme për tërheqjen e tij nga kandidatura ishin kërcënimet raciste ndaj tij dhe rrethit të tij.

Ai tha se interesi i madh publik i treguar për kandidaturën e tij ka treguar se çfarë mund të arrijnë refugjatët.

Alaows thekson se racizmi me të cilin u përball gjatë procesit të kandidimit të tij arriti dimensione të frikshme dhe tha se kishte nevojë për struktura të forta kundër racizmit.

Alaows, i cili më herët ka studiuar juridikun në Siri në një deklaratë në muajin shkurt tha se ai do të jetë kandidat i Partisë së Gjelbër nga shteti i Nordrhein Westfalen (KRV) në zgjedhjet federale. Ai tha se dëshironte të ishte zëri i qindra mijëra njerëzve që u larguan nga Siria dhe u vendosën në Gjermani. /aa

Exit mobile version