Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, mbi 10 mijë raste me Covid gjatë 24 orëve

Gjermani, mbi 10 mijë raste me Covid gjatë 24 orëve

Gjermania ka regjistruar 10,810 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, Agjencia Kombëtare e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ndërsa regjistroi 294 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 78,746 që nga fillimi i pandemisë.

Pasi vendi shënoi 3,022,323 të infektuar që nga fillimi i pandemisë, Kancelarja Angela Merkel theksoi nevojën urgjente që personat në Gjermani të vaksinohen sa më shpejt për të shmangur valën e tretë.

Merkel pritet të takohet me anëtarët e kabinetit për të diskutuar rreth mënyrave për të ngadalësuar valën e tretë. Gjermania ka parë një rritje të vazhdueshme të rasteve. Të shtunën, drejtori i shoqatës gjermane të kujdesit intensiv shkroi në Twitter se ICU-të e vendit kishin arritur kapacitetin e tyre.

Christian Karagiannidis paralajmëroi se edhe duke vendosur bllokim të ashpër, numrat do të vazhdojnë të rriten për 10 deri në 14 ditët e ardhshme./abcnews

Exit mobile version