Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, mbi 40 milionë euro dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual në...

Gjermani, mbi 40 milionë euro dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual në kisha

Më shumë se 40 milionë euro do t’u paguhen si dëmshpërblim personave që kanë aplikuar për abuzime dhe ngacmime seksuale në Kishën Katolike në Gjermani në dy vitet e fundit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Bon, Komisioni i Pavarur i Shërbimeve të Njohjes (UKA) tha se Kisha Katolike ka miratuar pagesën e dëmshpërblimit mbi 40 milionë euro për gjithsej 1.839 persona që kanë aplikuar për abuzim seksual nëpër kisha në dy vitet e fundit.

Thuhet se shuma që do të marrin viktimat është caktuar të jetë 22.150 euro për person.

Në raportin e publikuar nga UKA thuhet se tre të katërtat e viktimave të abuzimit nga priftërinjtë katolikë ishin meshkuj.

Shumica e atyre që u abuzuan seksualisht dhe u abuzuan në kisha si fëmijë aplikuan nga qytetet e Këlnit dhe Münsterit.

Përderisa shumica e aplikimeve në vitin 2021 dhe 2022 janë pranuar, 226 aplikime në vitin 2023 do të shqyrtohen në periudhën e ardhshme.

Exit mobile version