Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania dhe Kina bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Gjermania dhe Kina bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Svenja Schulze

Gjermania dhe Kina kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin e tyre në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike duke ndihmuar që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius (2.7 Fahrenheit) deri në vitin 2100.

Vendeve i ka mbetur shumë pak kohë për të arritur atë synim, të përcaktuar në marrëveshjen e Parisit më shumë se pesë vite më parë, sepse temperaturat globale janë rritur tashmë me rreth 1.2 C, sipas shkencëtarëve.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ulur emetimet e gazrave serë,” tha Svenja Schulze, ministrja e mjedisit të Gjermanisë të hënën.

Kina është bërë emetuesi më i madh në botë i gazrave për ngrohjen e planetit, duke lënë pas edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat tani renditen në vendin e dytë. Vendi është zotuar të ndalojë shtimin e dioksidit të karbonit, gazit kryesor serrë, në atmosferë deri në vitin 2060 – një dekadë më vonë se premtimi i SHBA-së dhe Bashkimit Europian. /abcnews

Exit mobile version