Ballina Lajmet Kosovë Gjermania: Jemi skeptikë për “korrigjimin e kufijve” Kosovë-Serbi

Gjermania: Jemi skeptikë për “korrigjimin e kufijve” Kosovë-Serbi

Qeveria gjermane është skeptike për idenë e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët, ministri gjerman theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje, por për shkëmbimin e kufijve qeveria federale e Gjermanisë është shumë e përmbajtur dhe skeptike.

“Ne kemi zhvilluar biseda të ndryshme me përfaqësues të vendeve të rajonit. Ekziston frika që të mbërrihet në shkëmbimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ekziston edhe frika e një efekti domino. Jemi skeptikë dhe diskretë me këtë pikë. Është çështje që duhet të sqarohet. Ideja për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi ka nevojë për sqarim. Nëse korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e kësaj zgjidhje, ne jemi vërtetë skeptikë edhe të përmbajtur”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë. /

Exit mobile version