Ballina Sport Gjermania mposht Serbinë

Gjermania mposht Serbinë

Gjermania ka fituar ndaj Serbisë në basketboll, duke e mposhtur nënkampionin evropian me rezultat 79-74.

Ndonëse në pushim të pjesës së parë, mysafirët shkuan me epërsi minimale prej një pike, gjermanët arritën që të këndellen duke përmbyllur ndeshjen me pesë pikë epërsi.

Të dyja këto skuadra pas kësaj ndeshjeje mbeten në dy pozitat e para në Grupin G, me Gjermaninë në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Serbia në të dytin me një pikë më pak.

Exit mobile version