Ballina Lajmet Kosovë Gjermania pas letrës së Gërvallës në KiE: Drafti është dashur të dorëzohet...

Gjermania pas letrës së Gërvallës në KiE: Drafti është dashur të dorëzohet në Kushtetuese

Letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, drejtuar Këshillit të Evropës të mërkurën, nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka thënë sot Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Ambasada gjermane tha sot se dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave nuk është hap konkret për pranimin e Kosovës në KiE.

Sipas ambasadës, draft-statuti i Asociacionit është dashur të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit.

“Quint-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit (ASM) në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit do të ishte një hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës gjermane, Christian Böttcher.

Exit mobile version