Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania raporton mbi 47 mijë armë të humbura ose të vjedhura nga...

Gjermania raporton mbi 47 mijë armë të humbura ose të vjedhura nga pronësia private

Më shumë se 47 mijë armë në pronësi private janë të regjistruara si të vjedhura ose të humbura në Regjistrin Kombëtar të Armëve të Gjermanisë, transmeton Anadolu.

Siç raporton Redaktionsnetzëerk Deutschland, shifrat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se 38.277 armë zjarri janë raportuar të humbura dhe 9.058 të vjedhura.

Numri i armëve të humbura nga pronarët privatë pothuajse është dyfishuar në tetë vitet e fundit. Në vitin 2018, 19.282 ishin të regjistruara si të humbura dhe 5.249 si të vjedhura.

Manuel Ostermann, nënkryetar i Unionit të Policisë Gjermane, e quajti alarmant numrin e armëve të vjedhura.

“Kriminelë të pamëshirshëm janë në veprim”, tha ai për gazetën Bild.

Ostermann paralajmëroi se armët mund të përfundojnë në tregun e zi dhe se ndalimi e tregtisë së paligjshme do të kërkonte më shumë financime, kompetenca të zgjeruara dhe personel të specializuar për policinë.

Të dhënat më të fundit tregojnë se rreth 5 milionë armë zjarri ishin në pronësi të ligjshme private, përfshirë gjuetarë, sportistë të qitjes dhe koleksionistë, në fund të dhjetorit 2025.

Exit mobile version