Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania vendos taksë për gazin për konsumatorët

Gjermania vendos taksë për gazin për konsumatorët

Gjermania do të vendosë një tarifë prej 2,4 cent për kilovat orë për gazin.

Një masë e tillë do të hyjë në fuqi nga tetori për të ndihmuar importuesit e goditur nga kostot shtesë për shkak të pakësimit të furnizimeve me gazin rus.

Çmimet e larta të energjisë janë bërë një temë dominuese politike në ekonominë më të madhe të Evropës, pasi kostoja e jetesës po rritet ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kostoja e taksës u fiksua nga i ashtuquajturi menaxher i zonës së tregut për Gjermaninë, ”Trading Hub Europe”, një organ i krijuar nga shpërndarës të ndryshëm të gazit në vend.

Tarifa ka për qëllim të ndihmojë importuesit e gazit që duhet të blejnë gaz më të shtrenjtë nga furnizuesit jashtë Rusisë dhe po pësojnë humbje të mëdha.

Taksa do të hyjë zyrtarisht në fuqi nga 1 tetori, por nuk pritet të ndikojë në faturat e gazit deri në nëntor ose dhjetor për shkak të rregulloreve që mbrojnë konsumatorët nga ndryshimet e çmimeve. /atsh

Exit mobile version