Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania vendosë nëse do të ketë pushim për festat islame

Gjermania vendosë nëse do të ketë pushim për festat islame

Vendimmarrësit gjerman po debatojnë nëse do të lejojnë festimin e festave islame në nivel shtetëror në zonat ku jetojnë një numër i madh muslimanëve.

Diskutimet vijnë pasi ministri i brendshëm miratoi idenë më 10 tetor.

Thomas De Maiziere, anëtar i Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), i cili fitoi zgjedhjet federale muajin e kaluar, bëri komentet e tij gjatë një tubimi të fushatës për zgjedhjet shtetërore në Saksoninë e Poshtme.

“Unë jam i gatshëm të flas për mundësinë e prezantimit të festave islame”, tha de Maiziere.

Sipas kushtetutës gjermane, të 16 shtetet mund të vendosin vetë për pushimin e festave fetare.

“Në zonat ku jeton shumë katolikë, ne kemi pushim për Ditën e Gjithë Shenjtorëve, dhe në zonat ku nuk jetojnë shumë katolikë nuk e festojmë atë. Pra, pse të mos mendojmë edhe për festat islame?” tha de Maiziere.

Festa e vetme sipas ligjit federal – që do të thotë që të gjitha shtetet duhet të shënojnë rastin – është Dita e Unitetit, gjatë së cilës festohet ribashkimi i Gjermanisë.

“Por në përgjithësi, festat tona janë të krishtera dhe kjo do të mbetet ashtu”, shtoi De Maiziere. /MESAZHI/

Exit mobile version