Gjermania ka zgjatur edhe për 9 muaj afatin e misionit të saj ushtarak në Irak në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, në një konferencë për media në Berlin tha se Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për të zgjatur deri më 31 tetor afatin e misionit ushtarak në Irak.
Në vendim thuhet se numri i ushtarëve është kufizuar në maksimum 500.
Ushtarët gjermanë ofrojnë mbështetje trajnimi për ushtrinë e Irakut dhe forcat Peshmerge në kuadër të luftës kundër DEASH-it.
Pritet që vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave të miratohet pas diskutimit në Parlamentin Federal ditën e premte. /aa
