Ballina Lajmet Kosovë Gjilan, vdes i lënduari në aksident trafiku

Gjilan, vdes i lënduari në aksident trafiku

Një person i cili si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur me 17 qershor në Gjilan, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur mesditën e 17 qershorit të këtij viti në rrugën “Medlin Olbrajt” në Gjilan.

Exit mobile version