Ballina Lajmet Kosovë Gjini e Osmani vizitojnë lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura...

Gjini e Osmani vizitojnë lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet

Presidentja është takuar me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe ekipin e tij që po monitorojnë situatën atje.

Kryetari Gjini ka thënë se Gjakova ashtu si shumë pjesë të Kosovës, ka përjetuar një gjendje të rënduar si pasojë e vërshimeve, veçanërisht gjatë ditës së djeshme.

Gjini së bashku me presidentën Osmani kanë vizituar lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte i domosdoshëm evakuimi i disa familjeve, si dhe banesat sociale ku janë strehuar përkohësisht familjet e evakuuara.

“Prita në zyrën time Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të cilën e falënderova për vizitën dhe e njoftova në detaje për situatën në terren, reagimin e Shtabit Emergjent dhe hapat konkretë që po ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve dhe menaxhimin e kësaj gjendjeje emergjente. Së bashku vizituam lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve, si dhe banesat sociale ku janë strehuar përkohësisht familjet e evakuuara”, ka thënë Gjini. .

Ndërsa ka thënë se ekipet janë në terren, pranë qytetarëve dhe të vendosur për të vepruar me përgjegjësi deri në tejkalimin e plotë të situatës.

Exit mobile version