Ballina Lajmet Kosovë Gjuriq sillet kokë ulur në Stacionin e Policisë në Prishtinë

Gjuriq sillet kokë ulur në Stacionin e Policisë në Prishtinë

Marko Gjuriq është sjellë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë, pasi ishte arrestuar në Mitrovicë, për arsye të hyrjes ilegale në Kosovë.

Ndërkohë përderisa ai ishte nxjerrë nga makina ku gjendej dhe është tërhequr nga Policia e Kosovës, qytetarë të shumtë të cilët ishin mbledhur aty për të përcjellë ngjarjen e kishin përcjellë me brohoritma të shumta.

Ndërkohë po raportohet për grumbullim te qytetarëve serb në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe thuhet se situata në pjesën veriore është tensionuar pas arrestimit të Marko Gjuriq.

Exit mobile version