Përmes sulmeve të inskenuara ndaj xhamive, izraelitët synonin nxitjen e një lufte civile
Zhvillimet e fundit në Iran, kanë nxjerrë në dritë dëshmi tronditëse mbi infiltrimin e mundshëm të agjentëve të Mossadit gjatë valës së protestave që përfshinë vendin në fillim të këtij viti.
Sipas raportimeve të bazuara në dëshmi okulare dhe analiza të inteligjencës, figura të maskuara dhe vrasje të pashpjegueshme kanë lënë dyshime të forta se shërbimet izraelite kanë luajtur një rol aktiv në terren.
Middle East Eye raporton se një nga taktikat më delikate dhe më të rrezikshme ka qenë përdorimi i sulmeve të inskenuara ndaj objekteve të kultit, siç ishte rasti i djegies së librave fetarë brenda Xhamisë Beheshti në Teheran.
Përmes këtyre akteve të llogaritura të sakrilegjit, operativët e huaj synonin të nxisnin një luftë civile vëllavrasëse brenda vendit, duke provokuar qëllimisht përplasje të dhunshme mes pjesës konservatore të shoqërisë dhe protestuesve anti-government.
Gjatë kulmit të trazirave në janar, dëshmitarët përshkruan skena që i ngjanin një filmi aksion, por me pasoja vdekjeprurëse.
Në lagje të qeta të Teheranit, persona të maskuar si pastrues rrugësh u panë duke nxjerrë armë zjarri dhe duke qëlluar mbi kalimtarët, veprime këto që nuk përputhen me arsenalin apo protokollet standarde të forcave iraniane të sigurisë.
Sipas, Middle East Eye se këto vrasje të rastësishme civilësh, përfshirë gra dhe fëmijë në qytete si Qazvini, u kryen me armë që nuk i përkasin policisë apo Gardës Revolucionare.
Ky model i dhunës sugjeron një strategji të pastër destabilizimi: rritjen e numrit të viktimave për të radikalizuar opinionin publik ndërkombëtar dhe për të krijuar pretekstin e nevojshëm për një ndërhyrje ushtarake të jashtme.
Zyrtarët iranianë kanë njoftuar arrestimin e të paktën 45 personave të akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me shtetet armike që nga fillimi i konfliktit.
Operacionet e Mossadit në Iran kanë pësuar një transformim rrënjësor, duke kaluar nga sabotimi i izoluar i objekteve bërthamore në operacione psikologjike dhe taktike drejtpërdrejt në rrugët e qyteteve.
Kjo mbështetet edhe nga deklaratat publike të ish-zyrtarëve të lartë amerikanë si Mike Pompeo dhe ministrave izraelitë, të cilët në rrjetet sociale nuk ngurruan të përshëndesnin agjentët e inteligjencës që “ecnin krah për krah” me demonstruesit në fushëbetejë.
Ekspertët e sigurisë dhe profesorët vendas vërejnë se sulmet naj xhamive dhe ndërtesave qeveritare ishte një mjet kyç për të thyer kohezionin social. /tesheshi
