Ballina Lajmet Kosovë Gjykata e Apelit vendos për Enver Sekiraqën

Gjykata e Apelit vendos për Enver Sekiraqën

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Enver Sekiraqa të mbetet në paraburgim.

Kështu ka vendosur ka vendosur kolegji i gjyqtarëve të Apelit, konfirmoi zëdhdnësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari.

Sipas Jasharit, është zgjatur masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Enver Sekiraqa, i cili ishte arrestuar me urdhër të Gjykates së Apelit më 20 tetor, pak më shumë se 24 orë pasi ishte lënë në arrest shtëpiak nga e njëjta gjykatë.

“Masa e paraburgimit do të shqyrtohet në pajtim me Nenin 193, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, nga gjykata e shkallës së parë, me rastin e rigjykimit të kësaj çështje. Palët në procedurë do te njoftohen në mënyrë të rregullt”, tha zëdhdnësi Jashari.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

Gjykata e Apelit është duke e trajtuar çështjen Sekiraqa në shkallë të dytë.Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha.

Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim. Sekiraqa ishte vetëdorëzuar pas disa vitesh në EULEX.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Exit mobile version