Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjykata greke rrëzon rastin kundër aktivistëve të refugjatëve

Gjykata greke rrëzon rastin kundër aktivistëve të refugjatëve

Sarah Mardini

Gjykata në ishullin grek Lesbos ka rrëzuar akuzat kundër grupit të vullnetarëve dhe disa punëtorëve që kanë ndikuar në aksionet e shpëtimit të refugjatëve. Gjykata ka vendosur që për shkaqe procedurale ta kthejë rastin te prokuroria.

Procesi gjyqësor në të cilin 24 persona, 17 shtetas të huaj dhe shtatë grekë – u akuzuan për angazhimin e tyre rreth refugjatëve të sapoardhur në Lesbos. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka ngjallur reagimin e organizatave për të drejtat e njeriut.

Të akuzuarit kanë argumentuar se nuk po bënin asgjë më shumë sesa të ndihmonin njerëzit, jeta e të cilëve ishte në rrezik. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se proceset gjyqësore ndaj vullnetarëve janë shqetësuese, sepse kriminalizojnë punën e shpëtimit të jetëve në det dhe vendosin precedent të rrezikshëm.

Në grupin e të akuzuarve ishte edhe siriania e njohur për të drejtat e njeriut, Sarah Mardini. Rrëfimi i jetës së saj si refugjate është kthyer në film të platformës “Netflix”. /koha

Exit mobile version