Gjykata Themelore në Gjilan sot ka shqiptuar masën e dënimit për të dyshuarin që i kërkoi 35 mijë euro teologut kosovar, Mustafa Bajramit.
Indeksonline mëson se masa e shqiptuar nga gjykata është – një muaj paraburgim.
Kujtojmë, se para disa ditëve Bajrami kishte njoftuar përmes Facebook-ut se ka marrë një kërcënim të rëndë.
“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë të njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar”, kishte shkruar Bajrami.
