Ballina Lajmet Kosovë Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet e...

Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër zyrtare nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Lawler, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e fuqishme dhe dypartiake e Kongresit amerikan për Kosovën.

Në letrën e tij, kongresisti Lawler e ka falënderuar kryeministrin Kurti për takimin që kishin zhvilluar së bashku në New York, në fund të muajit shtator, gjatë vizitës së Kurtit në SHBA, raporton lajmi.net

Ai vlerësoi progresin e Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Lawler thekson se mbështetja për Kosovën në Kongresin amerikan mbetet e fortë dhe dypartiake, duke përmendur si shembull veprimet e fundit legjislative, përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026.

Sipas tij, këto veprime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës dhe janë thelbësore për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Letra e plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Lawler.
Në këtë letër, kongresisti Lawler e ka falënderuar kryeministrin për takimin që bashkë zhvilluan në New York në shtator të këtij viti. Ai theksoi se mbështetja për Republikën e Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet e fortë dhe dypartiake.
“Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e kongresisti Lawler.
Ai i shprehu urimet e tij kryeministrit dhe familjes së tij në këtë sezon festiv, dhe tha se mezi pret që të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv vitin e ardhshëm.
Kryeministri Kurti dhe kongresisti Lawler ishin takuar në New York në fund të muajit shtator, gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresisti Lawler, njëherësh është edhe anëtar i Komitetit për Punët të Jashtme në kongresin amerikan.
Përkthimi jozyrtar në shqip i letrës së kongresistit republikan, Michael V. Lawler:
24 dhjetor 2025
I nderuar Kryeministër Kurti,
Shpresoj që ky mesazh ju gjen mirë, ndërsa po i afrohemi fundvitit.
E çmova mundësinë për t’u takuar gjatë vizitës suaj të fundit në Shtetet e Bashkuara. Ju faleminderit që ndatë informacione rreth progresit të Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe nxitjen e rritjes ekonomike.
Mbështetja për Republikën e Kosovës mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Teksa sezoni festiv po afrohet, ju shpreh urimet e mia më të mira juve dhe familjes suaj. Mezi po pres të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv në vitin e ardhshëm.
Sinqerisht,
Michael V. Lawler
Kongresist/

Exit mobile version