Ballina Lajmet Kosovë Gjykata Speciale bastisë banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

Gjykata Speciale bastisë banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

Pas raportimeve se është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar edhe bashkëpunëtori i tij Artan Behrami.

Behrami i cili po ashtu ishte pjesë e ekipit të ish-presidentit Thaçi tha se kjo bastisje është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.

Ai theksoi se pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara.

Ndryshe në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se nuk japin detaje në lidhje me hetimet e tyre.

“Faleminderit për pyetjen tuaj. ZPS nuk komenton hetimet e saja”, ka thënë Christopher Bennet.

Exit mobile version