Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjykata Supreme e Britanisë: Pezullimi i Parlamentit, i paligjshëm

Gjykata Supreme e Britanisë: Pezullimi i Parlamentit, i paligjshëm

Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe vendosi sot se pezullimi i Parlamentit nga kryeministri Boris Johnson është i paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendimin e saj, Gjykata Supreme tha se vendimi për të pezulluar parlamentin ishte “i pavlefshëm”.

Brenda Hale, kryetare e trupit gjykues tha se pezullimi do të ishte i paligjshëm “nëse ai ka efektin e parandalimit të Parlamentit që të jetë në gjendje të kryejë funksionet e tij kushtetuese”.

“Efekti mbi bazat e demokracisë ishte ekstrem”, shtoi ajo.

“Kjo prolongim ‘i zgjatur’ ishte i pazakontë”, tha Hale. 

Ajo tha se këshillat e Johnson-it për Mbretëreshën Elizabeth për të pezulluar Parlamentin ishin “të paligjshme, të pavlefshme dhe pa asnjë efekt”.

Parlamenti u pezullua nga Boris Johnson për pesë javë pasi u kthye nga pushimi i verës, i konsideruar gjerësisht si një taktikë për të parandaluar Parlamentin të shmangte planet e diskutueshme të Johnson-it për Brexit-in.

Johnson është zotuar për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, me ose pa një marrëveshje më 31 tetor.

Exit mobile version