Ballina Lajmet Kosovë Gjykata Supreme vendos lidhur me ankesat e subjekteve politike

Gjykata Supreme vendos lidhur me ankesat e subjekteve politike

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera.

Sipas një njoftimi për media, Gjykata Supreme tregon se ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, sipas këtij njoftimi edhe ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar.

Ndërkaq, Gjykata Supreme tregon edhe se cila kërkesa janë refuzuar.

“Është refuzuar si e pathemeltë ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani. Është refuzuara si e pabazuar ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe dhe është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Exit mobile version