Ballina Sport Futboll Gjyqtari Zogaj pjesë e ekipit zviceran në “Euro 2024”

Gjyqtari Zogaj pjesë e ekipit zviceran në “Euro 2024”

Gjyqtari Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Evropian të futbollit “Gjermania 2024”.

Zogaj 44-vjeçar, për herë të parë do të jetë në një ngjarje kaq të madhe futbolli. UEFA të martën zgjodhi gjyqtarët për “Euro 2024”, ndërsa Zogaj është gjyqtar anësor dhe pjesë e ekipit të zviceranit Sandro Schaerer.

Zvicra për herë të parë që nga vitit 2010 ka një ekip të gjyqtarëve në një ngjarje të mëdha futbolli, ndërsa Zogaj ka kohë që drejton ndeshje të Superligës zvicerane dhe kupave evropiane.

Krahas Zogajt, pjesë e ekipit të Zvicrës në Evropianin e këtij viti do të jetë edhe Stephane De Almeida si ndihmës tjetër, ndërsa edhe një gjyqtar do të jetë në dhomën e VAR-it.

Në “Euro 2024” UEFA ka përzgjedhur 18 gjyqtarë me ekipet e tyre nga Evropa, ndërsa ka shtuar edhe argjentinasin Facundo Tello si pjesë e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Amerikës së Jugut. Të gjitha këto ekipe të gjyqtarëve, do të ndajnë drejtësinë në 51 ndeshje të Evropianit, i cili nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik.

Pjesë e “Euro 2024” do të jetë edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila është në Grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Exit mobile version