Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjysma e votuesve amerikanë mendojnë se Trump është “racist”

Gjysma e votuesve amerikanë mendojnë se Trump është “racist”

Gjysma e votuesve të regjistruar amerikanë e konsiderojnë si “racist” presidentin e vendit, Donald Trump, ka treguar një hulumtim i fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit të kryer në tërë vendin nga Universiteti Quinnipiac, 51 për qind e votuesve janë të mendimit se Trump është “racist”, kurse 45 për qind janë shprehur se nuk mendojnë që presidenti amerikan është i tillë.

Ndërkaq, hulumtimi ka treguar se përqindja e votuesve të bardhë që mendojnë se Trump është racist është 46, kurse të njëjtin mendim e kanë deri në 80 për qind e votuesve me ngjyrë.

Shmica e votuesve janë kundër impiçmentit ndaj Trump-it

Paralelisht me këtë, 60 për qind e pjesëmarrësve në hulumtim kanë theksuar se nuk aprovojnë asnjë hap që do të mund të bëhej në Kongres për impiçment kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Siç kanë potencuar disa komente mbi rezultatet e hulumtimit në fjalë, elektorati ndihet i shqetësuar nga disa deklarata të fundit të Trump-it, por është kundër hapave të Demokratëve në Kongres kundër tij.

Ndryshe, hulumtimi është realizuar në tërë vendin në periudhën 25-28 korrik me pjesëmarrjen e gjithsej 1.306 votuesve të regjistruar.

Trump së fundmi ka sulmuar përfaqësuesin demokrat Elijah Cumming nga Baltimore, një nga rajonet me shkallën më të lartë të popullsisë me ngjyrë dhe të krimit, ndërkohë që Elijah dhe Demokratët më pas akuzuan presidentin amerikan për “racizëm”.

Exit mobile version