Ballina Lajmet Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurban në Maqedoninë e Veriut

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurban në Maqedoninë e Veriut

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan kurban në Maqedoninë e VeriutFoto: Organizata humanitare “Merhamet”

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndau mish kurbani për familjet në nevojë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Bordit të Drejtuesve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Yener Tanık, në deklaratën për gazetarët tha se ashtu siç në shumë vendet e botës edhe në Maqedoninë e Veriut kryejnë aktivitetet të shpërndarjes së kurbanit.

Ai njoftoi se në fshatrat e qytetit të Strumicës në lindje të vendit kanë shpërndarë 1.050 pjesë të kurbanit për 4 mijë familje, ndërsa në Shkup 20 bagëti të trasha për 520 familje.

Ridvan Xhaferi, kryetari i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, u shpreh shumë falënderues për shtetin turk dhe Gjysmëhënën e Kuqe që i del krah popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi theksoi se përpos me Gjysmëhënën e Kuqe Turke, organizata “Merhamet” bashkëpunon edhe me shoqata të tjera nga Türkiye dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi, këtë vit me rastin e Kurban Bajramit kanë bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit për mbi 2.000 familje.

Exit mobile version