Ballina Artikuj Gjysmëpunët, disfatistët pesimistë dhe sovranët

Gjysmëpunët, disfatistët pesimistë dhe sovranët

Hoxhë Husamedin Abazi

Në këto kohëra të fundit jemi dëshmitarë të ideve të çmuara, planifikimeve ambicioze, projekteve të mëdha dhe bërjes së hapave konkret në realizimin e të njëjtave! Megjithatë, në të shumtën e rasteve e shohim se idetë dhe nismat e caktuara nisin rrugën e zbatimit, por shumica e tyre ose ndalen pasi vetëm sa kanë filluar, pasi që kanë realizuar më shumë se 30% të punës, apo pasi e kanë realizuar vetëm gjysmën e saj! Por shumë rrallë hasim në njerëz dhe institucione të cilat idetë dhe planifikimet e projektet e tyre i dërgojnë deri në fund. Madje kjo ndodh edhe me angazhimet e individëve dhe institucioneve relevante të cilat thirren të veprojnë në parandalimin e fenomeneve të dëmshme shoqërore të cilat atakojnë vlerat dhe shenjtëritë e popujve dhe vendeve të ndryshme. Me mosluftimin moral, kulturorë dhe ligjorë të këtyre fenomeneve dhe antivlerave, apo me gjysëmluftimin e tyre nga mbrojtësit e vlerave, e hasim se bartësit e këtyre agjendave antivlerore i shtyejnë këto agjenda drejt aprovimit të tyre nga institucionet shtetërore. Në raste të caktuara bartësit e vlerave bëjnë gjysëmhapa, gjysëminiciativa dhe gjysëmangazhime në parandalimin e të njëjtave e që këto gjysma, vetëm i trimërojnë antivlerorët dhe i inkurajojnë ata të këmbngulin në dërgimin deri në fund të atyre projekteve e agjendave, të dëmshme për shoqërinë dhe vendin. Jo rastësisht poeti i madh libanez, Gibran Khalil Gibran thotë:
Mos u shoqëro me gjysmë të dashuruarit dhe mos u bëni miq me gjysmëmiq.
Mos lexoni për gjysmë të talentuarit, mos jetoni gjysmë jetë dhe mos vdisni gjysmë vdekje, mos zgjidhni gjysmë zgjidhje dhe mos qëndroni në mes të së vërtetës.
Mos ëndërroni një gjysmë ëndrre dhe mos u mbani gjysmë shprese.
E edhe më keq se këta i kemi disfatistët e pa hyrë në mejdan, pesimistët të cilët vetëm zi shohin dhe të cilët jo vetëm veten, por marrin n’qafë edhe gjithë tjerët që i dëgjojnë dhe ndikohen nga ta. Ata vazhdimisht na thonë se jemi në kohën e antivlerave dhe se e keqja është përhapë dhe shumu gjer në atë masë sa që nuk ja vlenë të “mirët” dhe “patriotët e devotshëm” të këtij vendi të hargjojnë mundin dhe kohën për t’i parandaluar ata! Por Allahu na e tërheqë vërejtjën të gjithëve dhe na porositë me të kundërtën:
وَإِذْ قَالَتْ أُمَّةٌ مِّنْهُمْ لِمَ تَعِظُونَ قَوْمًا ۙ ٱللَّهُ
مُهْلِكُهُمْ أَوْ مُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا شَدِيدًا ۖ قَالُواْ مَعْذِرَةً إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ”. (الاعراف ١٦٤)
“Dhe kur një grup prej tyre thanë: “Përse këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose dënoj me një dënim të ashpër?” Thanë (këshilluesit): “Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t’u largohen gabimeve”. (El Earaf, 164)
Sovranët pra, së pari veprojnë për të dalë faqebardhë para Krijuesit të tyre, e së dyti edhe duke shpresu se mundin e tyre, Zoti do e begaton me rezultate konkrete edhe këtu në mejdanin e punës dhe angazhimit, gjë që ka ndodh dhe po ndodh edhe sot e kësaj dite, kurdo here që vlerorët dhe patriotët e devotshëm veprojnë e punojnë me vetmohim.
“وقل اعملوا فسيرى الله عملكم ورسوله والمؤمنون وستردون الى عالم الغيب والشهادة فينبئكم بما كنتم تعملون” (التوبة ١٠٥)
“Dhe thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë”. (ET Teube, 105)
Po ashtu sovranët veprojnë duke i’u përgjigjur ftesës së Krijuesit dhe të Dërguarit dhe duke i ikur denimit i cili në rast heshtjeje dhe mosluftimi të të keqës, ai (dënimi) nuk do i godas vetëm mizorët për mizoritë e tyre, por bashkë me ta edhe të devotshmët të cilët heshtën përballë së keqës! Allahu na e tërheqë vërejtjen në Librin e Tij dhe na thotë:
“ياايهاالذين امنوا استجيبوا لله و للرسول اذا دعاكم لما يحييكم واعلموا ان الله يحول بين المرء وقلبه وانه اليه تحشرون.
وَٱتَّقُواْ فِتْنَةً لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمْ خَآصَّةً ۖ وَٱعْلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ”. (الانفال ٢٤-٢٥)
“O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së) Allahut dhe të Dërguarit, kur ai (i Dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush (por edhe të mirët), dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë”. (El Enfal, 24-25)
Sovranët dhe proaktivët bëhen sebep edhe për mirqënjen e përgjithshme, pa angazhimin e të cilëve do të cënohej dhe prishej kjo mirqënje dhe rehati globale për të cilën Allahu na njofton dhe thotë:
“وما كان ربك ليهلك القرى بظلم واهلها مصلحون”. (هود ١١٧)
“E Zoti yt nuk është që të zhdukë vendbanimet për shkak të mizorive (që bëjnë mizorët), përderisa banorët e tyre janë përmirësues.” (Hudë, 117)
Këto gra dhe burra janë ata që e dërgojnë në vend mesazhin e Milingonës e cila u angazhua me kovën e saj për ta fikur zjarrin që kishin ndezur mizorët për ta djegur Ibrahimin a.s dhe nuk harrojnë se Allahu do i merr në pyetje se a u angazhuan sa patën mundësi, e jo a e fikën përfundimisht zjarrin?!
“لا يكلف الله نفسا الا وسعها…”. (البقرة ٢٨٦)
“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij…”. (El Bekare, 286
Hoxha i nderuar nga Tirana V.Kera bukur e thotë:
“Islami na mëson se: “Rebelimi ndaj padrejtësive është bindje ndaj Zotit.”
Ai pa dyshim është edhe fjala e popullit.

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi 

Exit mobile version