Ballina Sport Futboll Golat më të mirë të Barcelonës janë shënuar nga Messi

Golat më të mirë të Barcelonës janë shënuar nga Messi

Ylli argjentinas Lionel Messi ka kryesuar në një votim që ekipi i Barcelonës ka zhvilluar për të përcaktuar golat më të mirë në historinë e klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e zhvilluar në llogarinë Twitter të Barcelonës për zgjedhjen e golave më të mirë në historinë e klubit morën pjesë më shumë se 500 mijë futbolldashës nga 160 vende.

Lionel Messi ka kryesuar në garën në të cilën kanë konkuruar 63 gola kandidatë, ku golat e shënuar nga ylli argjentinas janë renditur në 3 vendet e para.

Është renditur i pari me 45 për qind të votave goli i shënuar nga Messi duke kaluar kundërshtarët me topin që mori nga mesi i fushës në ndeshjen mes Barcelonës dhe Getafes në gjysmëfinale për Kupën e Mbretit të Spanjës gjatë 2006-2007.

Me 28 për qind të votave është renditur i dyti, goli i shënuar nga Messi në ndeshjen kundër Athletic Bilbao në finalen për Kupën e Mbretit të Spanjës gjatë 2014-2015, dhe në vendin e tretë me 16 për qind të votave goli i shënuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit në sezonin 2010-2011.

Ndërsa në vend të katërt është renditur goli i shënuar nga Sergi Roberto në ndeshjen e kthimit në vitin 2017 ku Barcelona arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultatin 6-1 përballë Paris Saint-Germain (PSG) me të cilën ndeshjen e parë kishte humbur 4-0.

Exit mobile version