Ballina Sport Basketboll Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli.

Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj, transmeton AsistiOnline.com

Bëhet fjalë për organizatorin amerikan Josh Gray i gjatë 185 centimetra.

Lojtari ka përvoja të shumta, derisa kulmin e karrierës e ka në NBA me dy skuadrat Phoenix Suns e New Orleans Pelicans edhe pse ka luajtur pak ndeshje.

Gray ka luajtur konsiderueshëm në NBA G League me ekipet si: Northern Arizona Suns, Erie BayHawks, Indiana Mad Ants dhe Long Island Nets.

Në Evropë Gray ka luajtur me Lokomotiv Kuban në Rusi dhe VTB League, pastaj në Betis në Spanjë, në Gjermani me Heidelberg dhe së fundmi është paraqitur në Meksikë me Dorados de Chihuahua me 8 pikë e 5.3 asiste për ndeshje.

Exit mobile version