Ballina Arritje Teknologji Google dhe Microsoft do të investojnë 30 miliardë dollarë në siguri kibernetike

Google dhe Microsoft do të investojnë 30 miliardë dollarë në siguri kibernetike

Specifikisht Google tha se do të ndihmojë 100 mijë Amerikanë në tre vitet e ardhshme të certifikohen në fushat e sigurisë kibernetike.

Pas një takimi që patën ekzekutivët e kompanive me presidentin Amerikan Joe Biden, Google dhe Microsoft premtuan të investojnë 30 miliardë dollarë në siguri kibernetike në 5 vitet e ardhshme.

Google premtoi 10 miliardë dollarë investim ndërsa Microsoft plot 20 miliard dollarë. Në rrjetin social Twitter, CEO i Microsoft Satya Nadella tha se 150 milionë prej tyre do të përdoren për të zgjeruar rrjetin e trajnimeve të Microsoft dhe ndihmojë agjencitë ligjzbatuese të përmirësojnë sistemet e tyre të sigurisë.

Ndërsa Google do të fokusohet tek sigurimi i softuerëve, ndërtimi i sigurisë open-source dhe ofrimi i më shumë mundësive të trajnimit për Amerikanët.

Specifikisht Google tha se do të ndihmojë 100 mijë Amerikanë në tre vitet e ardhshme të certifikohen në fushat e sigurisë kibernetike. /PCWorld Albanian

Exit mobile version