Ballina Arritje Teknologji Google jep shifrën marramendëse të pajisjeve aktive Android

Google jep shifrën marramendëse të pajisjeve aktive Android

Lajmi është një sfidë për Apple që tha në fillim të këtij viti se janë mbi 1 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën ose 1/3 e atyre Android.

Ekzistojnë mbi 3 miliardë pajisje aktive Android në përdorim në mbarë botën. Këtë shifër Google e ndau në konferencën vjetore të zhvilluesve I/O.

Që nga viti i kaluar janë shtuar 500 milionë pajisje Android aktive dhe mbi 1 miliardë që prej 2017-ës. Statistika është marrë nga dyqani i aplikacioneve Play Store por nuk përfshihen informacione nga dyqane alternative që ka pafund në Kinë.

Kështu statika është shumë më e lartë sesa pretendon Google.

Lajmi është një sfidë për Apple që tha në fillim të këtij viti se janë mbi 1 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën ose 1/3 e atyre Android.

Është një sinjal se dominimi më i madh i Apple është në SHBA dhe pak vende të botës. Pjesa tjetër flet e gjitha gjuhën e Android. /PCWorld

Exit mobile version