Ballina Arritje Teknologji Google lançon versionin e parë Beta të Android 15

Google lançon versionin e parë Beta të Android 15

Është lançimi i parë për konsumatorët pas dy versioneve të para për zhvilluesit dhe ndërsa kemi një ide të qartë çfarë do të sjellë sistemi i ardhshëm operativ i Google, pritet të dëgjojmë më shumë në konferencën e zhvilluesve.

Beta e pare publike e Android 15 është e disponueshme për tu shkarkuar tashmë nëse keni një telefon Pixel dhe jeni aventurier i teknologjisë.

Është lançimi i parë për konsumatorët pas dy versioneve të para për zhvilluesit dhe ndërsa kemi një ide të qartë çfarë do të sjellë sistemi i ardhshëm operativ i Google, pritet të dëgjojmë më shumë në konferencën e zhvilluesve.

Ky version përmban mbështetje në nivel sistemi operativ për arkivimin dhe çarkivimin e aplikacioneve në mënyrë që dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta të përfitojnë nga avantazhet e këtij funksionaliteti.

Aplikacionet do të shkallëzohen në çdo cep dhe të mbulojnë hapësirat në krye dhe fund të ekranit. Megjithatë në sfond ka më shumë ndryshime të cilat kanë për qëllim që hardueri dhe softueri të funksionojnë së bashku në harmoni.

Komunikimi satelitor dhe Desktop mode janë dy funksionalitete të cilat mund të vinë me këtë version madhor të Android. Konferenca e zhvilluesve Google I/O ku pritet të mësojmë më tepër është vetëm 1 muaj larg.

Exit mobile version