Ballina Arritje Teknologji Google Meet ofron transferimin e thirrjeve mes pajisjeve

Google Meet ofron transferimin e thirrjeve mes pajisjeve

Ky funksionalitet bën kalimin e thirrjes nga pajisja mobile tek kompjuteri duke mos ndërprerë bisedën apo pa u shqetësuar se do të humbisni informacione me rëndësi.

Funksionaliteti i ri “Switch Here” i Google Meet ju jep mundësi përdoruesve të transferojnë thirrjet mes pajisjeve të ndryshme pa e shkëputur atë.

Le të themi ju merrni një thirrje në telefon sepse nuk jeni përpara tavolinës së punës. Në momentin që uleni përpara një kompjuteri, duke hapur faqen e Meet për atë thirrje do tu ofrohet një opsion “Switch Here.”

Ky funksionalitet bën kalimin e thirrjes nga pajisja mobile tek kompjuteri duke mos ndërprerë bisedën apo pa u shqetësuar se do të humbisni informacione me rëndësi.

Në pajisjen e parë do të shfaqet një mesazh të thotë se thirrja është transferuar në një pajisje të tjetër.

Pra nuk keni nevojë të mbyllni thirrjen manualisht dhe ti bashkoheni nga pajisja tjetër. E njëjta duhet të funksionojnë edhe në drejtimin tjetër, nga një kompjuter në telefon.

Funksionaliteti po bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit me pagesë dhe llogari personale Google. /PCWorld Albanian

Exit mobile version