Ballina Arritje Teknologji Google po ndërton një shfletues të ri eksperimental

Google po ndërton një shfletues të ri eksperimental

Google ka prezantuar Disco, një shfletues eksperimental që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të ndryshuar mënyrën e shfletimit.

Ai nuk synon të zëvendësojë Chrome, por të testojë ide të reja për integrimin e inteligjencës artificiale.

Përdoruesit mund të japin komanda dhe Disco hap faqe relevante dhe krijon aplikacione të vogla interaktive.

Këto “mini-apps” quhen GenTabs dhe përdorin modelin AI të Google, Gemini 3.

Qëllimi është të lehtësohet bashkëpunimi midis tab-eve të zakonshme dhe AI-së.

Disco tregon një vizion të mundshëm të ardhshëm të shfletimit të internetit me inteligjencë artificiale.

Exit mobile version