Ballina Arritje Teknologji Google si shembull për trajtim të mirëfilltë të punëtorëve

Google si shembull për trajtim të mirëfilltë të punëtorëve

Shumë prej nesh kanë menduar së paku një herë se sa tërheqëse do të ishte puna në selinë e Google në Kaliforni. Kompania miliardë dollarësh ka ndërtuar në vite reputacionin e saj për një trajtim të drejtë të punonjësve ku me ç’rast ka ndikuar në  suksesin e saj në 20 vitet e fundit duke qenë kompania e dytë më e vlefshme në botë, sipas Forbes.

Strategjia e të pasurit një ekip të lumtur është e strukturuar mbi konceptin “trajto punonjësit tuaj ashtu siç dëshiron të të trajtohesh”. Një koncept i tillë i kompanisë është shëndrruar në një kulturë korporative e cila bazohet në disa shtylla të rëndësishme si transparenca, bashkëpunimi ndërveprues punëdhënës-punëtor dhe misioni i kompanisë për t’a bërë informacionin më të qasshëm dhe të dobishëm për njerëzit.

Sipas ‘Fortune’, Google është emëruar 8 herë punëdhënësi më i mirë në 11 vitet e fundit ku si tregues kryesor është kohëzgjatja e madhe e punës të punonjësve brenda kompanisë. Në mesin e shumë arsyeve për të ndërtuar një ambient të tillë pune, ne kemi zgjedhur 4 veti si kryesore që duhen ndjekur nga kompanitë e tjera:

  1. Transparenca

Një gurthemel i rëndësishëm i kulturës së Google është se nuk ka sekrete brenda një ekipi të punonjësve. Një transparencë e tillë është e garantuar duke qenë se Google ka krijuar një sistem konfidencialiteti në mes punonjësve të saj ku qasja në dokumentacion është gjithmonë e gatshme dhe që shëmbimi i informacionit nuk duhet të jetë selektiv përbrenda ekipit. Një dokumentacion i tillë mund të përfshijë raporte javore, objektiva të tre mujorëve apo edhe sesione të “brainstorming” për produkte të reja.

  1. Nota mesatare nuk tregon shumë

Gjatë procesit të rekrutimit, Google i kushton pak vëmendje notës mesatare të një aplikakanti pasi qe sipas tyre një rekrutim i tillë nuk parasheh që njohuritë e përfituara përgjatë procesit të edukimit të një individi të vlerësohen si të vetme në proces pune. Sipas Inc, rreth 14% e punonjësve të Google janë rekrutuar pa pasur ndonjë edukim të nivelit bachelor. Ju mësoni dhe rriteni brenda Google; Është pikërisht llojllojshmëria e mendimeve e cila bën diferencën.

  1. Zëri i punonjësve

Është një fakt interesant se sa shumë besim u tregon Google punonjësve të rinj. Google u lejon atyre të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Duke pasur parasysh këtë, shumë produkte që njihen sot si gmail dhe adsense kanë origjinën nga ideja e një punonjësi të zakonshëm, gjë që i bën ata të ndihen të rëndësishëm ku idetë vlerësohen pa marrë parasysh pozitën e punës apo edhe nivelin e edukimit.

  1. Vlersimi i ‘’shefave’’

Dy herë në vit Google bënë sondazhet e ankesave me rreth 10-15 pyetje në lidhje me shefin e departamentit apo menaxherin e projektit përkatës. Menaxherët marrin vlerësimin e e punonjësve që mund të jetë e favorshme, neutrale ose e pafavorshme [për aftësitë specifike]. Pyetësori ka po ashtu hapësirë ​​për komente që mund t’i drejtohen menaxhuesve ose shefit të departamentit ku punonjësit si të anketuarit janë anonim, gjë që u lejon atyre të jenë të drejtpërdrejtë në kritika apo sugjerime. /rrotull/

Exit mobile version