Ballina Arritje Teknologji Google zbulon listën e kërkimeve më popullore në internet në 2022

Google zbulon listën e kërkimeve më popullore në internet në 2022

Ajo që mungon në këtë listës është Covid-19 që duket se nuk ngjall më interes për njerëzit.

Wordle ishte termi më i kërkuar i vitit në Google duke tejkaluar edhe eventet më të mëdha në botë. Kërkimet për lojën shpërthyen pasi The New York Times e bleu në Shkurt.

Termi i dytë më i kërkuar në 2022 ishte “India vs. England” që ka të bëjë me ndeshjen në Kupën e Botës së Kriketit.

Ukraina zuri vendin e tretë në listën e kërkimeve më popullore dhe ishte në krye si termi më i kërkuar me sfond lajmesh. Shumica e atyre që dëshironin të mësonin rreth ngjarjeve më të fundit të konfliktit ju drejtuar blogjeve live.

“Mbretëresha Elizabet” ishte termi i katërt më i kërkuar në 2022. I pesti ishte Cricket World Cup.

Ajo që mungon në këtë listës është Covid-19 që duket se nuk ngjall më interes për njerëzit.

Kur bëhet fjalë për individët më të kërkuar, Johnny Depp është në krye ndjekur nga Will Smith dhe Amber Heard. Vladimir Putin gjithashtu hyri listën e pesë më të kërkuarve në 2022.

Thor: Love and Thunder ishte filmi më i kërkuar ndjekur nga Top Gun: Maverick. Në Google Maps, Pallati Mbretëror i Buckingham ishte vendi më i kërkuar.

Listën e plotë të kërkimeve më popullore të 2022 e gjeni në këtë lidhje.

/PCWorld Albanian

Exit mobile version