Ballina Sport Futboll Granit Xhaka pas barazimit ndaj Liverpoolit: Mentalitet, karakter, e dua këtë skuadër

Granit Xhaka pas barazimit ndaj Liverpoolit: Mentalitet, karakter, e dua këtë skuadër

Skuadra e Sunderlandit mbrëmë mori një pikë të “artë” ndaj Liverpoolit në “Anfield”, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.

Granit Xhaka, në rrjetet sociale ka publikuar disa foto me një mbishkrim: “Mentalitet, karakter. Një pikë e madhe. I lumtur me këtë skuadër…”.

Xhaka luajti gjithë ndeshjen dhe i shpëtoi një kartoni të verdhë, që do ta linte atë jashtë fushave për një ndeshje (ndaj Manchester Cityt).

“Macet e Zeza” pas barazimit 1:1 ndaj “The Reds”, shkojnë në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 6-të.

Exit mobile version