Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gratë muslimane ofrohen për “shitje në ankandin” e rremë në Indi

Gratë muslimane ofrohen për “shitje në ankandin” e rremë në Indi

Dhjetëra foto të grave muslimane në Indi u vendosën në “ankand” në internet nga grupe anonime. Policia është duke hetuar rastet, por caqet ishin të gjitha gra të arsimuara dhe të njohura në vend.

Policia indiane po heton një fushatë shqetësuese ngacmimi ku më shumë se 80 gra muslimane u ofruan për “shitje në ankande” në internet pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.

Fotot e grave muslimane indiane u postuan në faqen publike të aplikacionit GitHub ku u etiketuan me “Oferta sulli e ditës”. ‘Sulli’ është një fyerje raciste e nënçmuese ndaj grave muslimane nga grupet Hinduse në Indi.

Ato që janë goditur nga kjo fushatë ngacmimi thonë se çështja nxjerr në pah problemin në rritje të islamofobisë në vend.

Hana Mohsin Khan, një pilote e linjës ajrore me mbi 12,000 ndjekës të Twitter, i tha DW se ishte alarmuar nga një mik javën e kaluar i cili ia tregoi asaj një galeri me imazhe të grave dhe zbuloi se ajo ishte e katërta atje.

“Shumica e grave që kanë qenë në shënjestër janë gra me zë, e dini, njerëz për të cilët flitet në internet ose në Twitter, dhe ato janë gra të arsimuara,” tha ajo.

Një javë pasi u zbulua aplikacioni, nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktivistët kanë frikë se hapësira në internet në Indi është bërë gjithnjë e më e pasigurt për gratë në përgjithësi, e gratë muslimane në veçanti.

Janarin e kaluar, Amnesty International në Indi tha në një raport se gati 100 politikane indiane femra ishin prehë e sulmeve të pashembullta të abuzimit në internet. Gratë u vunë në shënjestër jo vetëm për pikëpamjet e tyre të shprehura në internet, por edhe për elementet e identitetit të tyre si gjinia, feja, klasi shoqëror dhe statusi martesor, tha raporti.

Krimet e urrejtjes janë gjithmonë e në rritje në Indi që nga ardhja e Narendra Modit dhe rritjës së partisë nacionaliste hindu BJP në 2014 gjë që ka lënë shumë muslimanë të ndihen të trajtuar si qytetarë të klasit të dytë në vendin e tyre. Kjo gjithashtu ka ushqyer ankth dhe shqetësim në komunitet.
/mesazhi.com

Exit mobile version