Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gratë që punojnë në OKB rrëfejnë abuzimin që u bëhet në zyrat...

Gratë që punojnë në OKB rrëfejnë abuzimin që u bëhet në zyrat e tyre

Pas skandalit të madh të abuzimeve dhe përdhunimeve të grave në Hollivud, tashmë organizata më e fuqishme në botë është e përfshirë poashtu në këtë vorbull akuzash.

Sic shkruan The Guardian,  sulmet seksuale kanë lulëzuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara anembanë botë, dhe se të gjitha akuzat e bëra nga gratë kanë qëndruar thjesht si të tilla ndërsa të akuzuarit zyrtarë lëvizin në gjendje të lirë, duke ushtruar profesionin edhe ngacmimet.

Dhjetëra punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm të OKB-së kanë treguar se OKB ishte mbërthyer prej kohësh në heshtje dhe se viktimat ishin të rrethuara nga një sistem ku askush nuk dëgjonte.

Nga punonjësit e intervistuar, 15 thanë se kishin përjetuar dhe raportuar ngacmime seksuale ose sulme gjatë pesë viteve të fundit. Veprat e pretenduara shkonin nga ngacmimi verbal në përdhunim.

Shtatë nga gratë e intervistuar nga ana e The Guardian raportuan zyrtarisht se çfarë ndodhi, por nuk kishin bërë denoncime më parë pasi kishin frikë se do humbisnin vendet e punës dhe se nuk do ndërmerreshin veprime. /MESAZHI/

Exit mobile version