Ballina Lajmet Greqi, rrëzohet avioni për shuarjen e zjarreve

Greqi, rrëzohet avioni për shuarjen e zjarreve

Një avion që merrte pjesë në aksionin për shuarjen e zjarreve është rrëzuar në rajonin grek të Karistos, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti Athinë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave greke, avioni i tipit “Canadair CL-215” është rrëzuar në afërsi të fshatit Platanistos të rajonit Karisto, përderisa merrte pjesë në aksionin për shuarjen e zjarreve.

Në avionin në pronësi të Greqisë ndodheshin dy pilotë.

Kanë filluar aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon.

Exit mobile version