Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Greqia do të inspektojë 64 mijë ndërtesa publike për rrezik nga tërmeti

Greqia do të inspektojë 64 mijë ndërtesa publike për rrezik nga tërmeti

Greqia ka vendosur të inspektojë rreth 64 mijë ndërtesa për rrezik nga tërmeti, transmeton Anadolu.

Vendimi u mor gjatë takimit të fundit të udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, njofton e përditshmja Kathimerini.

Përparësi do t’u jepet 30 mijë lokacioneve, duke përfshirë sheshe publike, spitale dhe shkolla, shton e përditshmja.

Ministria e Mbrojtjes Civile së shpejti pritet të dalë me një plan konkret pasi një formulë ligjore po kërkohet nga autoritetet kompetente për ta bërë të detyrueshëm kontrollin e ndërtesave, thuhet më tej.

Nga ana tjetër, Agjencia e Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OASP) do të përditësojë hartën e rrezikut sizmik të vendit, e cila herën e fundit u përditësua pas tërmetit në vitin 1999.

Exit mobile version