Aktivistja Greta Thunberg ka mbërritur në Paris të martën, pasi është dëbuar nga autoritetet izraelite. Thunberg deklaroi se forcat izraelite “sulmuan dhe rrëmbyen në mënyrë të paligjshme” atë dhe aktivistë të tjerë që ndodheshin në bordin e anijes Madleen, e cila po përpiqej të dërgonte ndihma humanitare në Gaza.
