“Gruaja është njeri”
e themi shpesh, por jo gjithmonë e kuptojmë çfarë do të thotë.
Frika e tepruar se gruaja mund të gabojë është një nga arsyet pse shpesh kufizohet dhe i mbyllen shumë dyer. Po ta trajtonim si një njeri të pjekur, të aftë për të marrë përgjegjësi për zgjedhjet e saj, nuk do të ndodhte kjo.
Gabimi i saj është njësoj si ai i burrit, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë ligjor. Ajo ka personalitet, ndjenja, ëndrra dhe ambicie, jo vetëm trup.
Disa burra ndihen të pasigurt kur e shohin gruan të ecë përpara në arsim ose në punë dhe pyesin: “Çfarë bën kjo grua këtu?” Sikur vendi i saj të ishte vetëm në shtëpi.
Po, të qenët bashkëshorte dhe nënë janë role shumë të rëndësishme, ashtu si për burrin janë të rëndësishme rolet e bashkëshortit dhe babait. Por këto nuk janë rolet e vetme.
Gruaja është më shumë se bashkëshorte dhe nënë, ashtu si edhe burri është më shumë se bashkëshort dhe baba.
Hoxhë Halil Avdulli
