Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Grupi i rezistencës palestineze ka liruar edhe 6 pengje të tjerë

Grupi i rezistencës palestineze ka liruar edhe 6 pengje të tjerë

Gjashtë pengje të tjerë të mbajtur në Gaza i janë dorëzuar Kryqit të Kuq që nga e enjtja.

Ata janë rrugës për në territorin izraelit, sipas IDF, shkruan CNN.

Kur u arrit armëpushimi i përkohshëm më 24 nëntor, Izraeli tha se ra dakord ta zgjaste atë me një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruar nga grupi i rezistencës palestineze.

Armëpushimi, një marrëveshje fillestare që skadoi të hënën, por u zgjat, ka ndalur luftimet më vdekjeprurëse midis Izraelit dhe palestinezëve në dekada.

Exit mobile version