Grupi i monitorimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane kapi më shumë se 65 raketa të lëshuara nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.
Grupi i monitorimit tha se në objektivat e qëlluara janë:
- Dy qendra kërkimore në Jamraya në Damaskun verior dhe Barzeh në Damaskun veriperëndimor
- Depot që lidhen me divizionin e katërt të Gardës Republikane në fushën ajrore ushtarake Mezzeh
- Magazina në zonën e Kiswah në jug të kryeqytetit
- Qendra kërkimore shkencore në periferi të qytetit Homs
Më parë Ministria ruse e Mbrojtjes tha se janë kapur 71 nga 103 raketa në total nga sistemet e mbrojtjes ajrore siriane.
Rusia tha se nuk ka raketa perëndimore në zonat e mbuluara nga sistemet më të reja të mbrojtjes ajrore. Bëhet fjalë për një port dhe aeroport që përdoren sistemet e mbrojtjes ajrore ruse./Ora News