Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Roja bregdetare greke shpëton varkën me 91 emigrantë në jug të Kretës

Roja bregdetare greke shpëton varkën me 91 emigrantë në jug të Kretës

Një varkë me emigrantë u vu re në jug të Kretës, ndërsa forcat e Frontex po vazhdojnë punën për shpëtimin e 91 burrave. Roja Bregdetare greke informoi autoritetet portuale për varkën me emigrantë që ndodhej në zonën detare 40 milje detare në jug të ishujve të Paximadias, Kretë.

Një anije e Frontex u nis drejt vendit të ngjarjes, e cila gjeti 91 pasagjerët e huaj, të gjithë burra). Më pas, emigrantët u transferuan në portin e Agia Galini. Asnjë nga emigrantët nuk pati nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në një strehë në Rethymno.

Exit mobile version