Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OKB vë në dyshim ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç...

OKB vë në dyshim ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç në Austri

Marta Hurtado

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka shprehur shqetësim lidhur me ligjin e ri të Austrisë që ndalon mbajtjen e shamisë për vajzat nën moshën 14 vjeç në të gjitha shkollat, duke vënë në pikëpyetje përputhshmërinë e tij me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësja e OKB-së, Marta Hurtado, deklaroi se nuk është e qartë se si mbajtja e shamisë përbën kërcënim për sigurinë, shëndetin apo të drejtat e të tjerëve. Ajo theksoi se kufizimet e lirisë fetare lejohen vetëm në raste të veçanta dhe duhet të jenë proporcionale me qëllimin.

Sipas saj, ndalimet absolute konsiderohen të paarsyeshme nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut. Hurtado paralajmëroi gjithashtu se argumentet që injorojnë zërin e vajzave dhe grave për zgjedhjen e tyre për të mbajtur shami mund të përbëjnë diskriminim dhe mohim të autonomisë së tyre.

Ligji parashikon masa disiplinore për shkeljet, përfshirë takime me prindërit dhe autoritetet shkollore, njoftimin e shërbimeve sociale dhe, në rastet e përsëritura, gjoba deri në 800 euro për prindërit ose kujdestarët. /mesazhi

Exit mobile version