Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gruri ukrainas në BE, arrihet në parim marrëveshja me pesë shtete

Gruri ukrainas në BE, arrihet në parim marrëveshja me pesë shtete

Pesë vende të BE-së kanë arritur një marrëveshje në parim me Komisionin Evropian për të rifilluar tranzitin e grurit ukrainas pas disa ditësh negociatash.

Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kanë kufizuar kohët e fundit importet e grurit nga Ukraina.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis shkroi në Twitter se ekzekutivi i BE-së kishte arritur “një marrëveshje në parim” me vendet “për të adresuar shqetësimet e fermerëve në vendet fqinje të BE-së dhe Ukrainës”.

Marrëveshja përfshin një tërheqje të masave të njëanshme, “masa të jashtëzakonshme mbrojtëse” për grurin, misrin, farat e rapit dhe luledielli dhe një paketë mbështetëse prej 100 milionë euro për fermerët e prekur. /abcnews

Exit mobile version